Greqia merr vendim: Pasaportat shqiptare të skaduara vlejnë deri në dhjetor

greqia 1100x620

Greqia ka vendosur që të lejojë emigrantët shqiptarë të kryejnë procedura ligjore me pasaporta të skaduara deri më 31 dhjetor të këtij viti. Vendimi është bërë publik nga Ministria e Brendshme e shtetit fqinj.

Kjo erdhi pas kërkesës së komunitetit shqiptar në Greqi dhe insistimit të ndërmjetësit ndërkulturor në Administratën e Decentralizuar të Athinës, Fatos Malaj, i cili publikoi dhe vendimin e organeve helene.

Me anë të këtij vendimi, shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Greqisë me pasaporta të skaduara ose që skadojnë gjatë vitit 2020. Gjithashtu, mund të kryejnë të gjitha shërbimet që lidhen me çështjen e lejeve të qëndrimit.

Skadimi i pasaportave të emigrantëve shqiptarë dhe vonesa në rinovimin e tyre për shkak të pandemisë i ka dëmtuar ndjeshëm ata në përditshmërinë e tyre.