Kavajë, plagos gjyshin me thikë, arrestohet 19-vjeçari

policia shiu 1100x620

Policia e Kavajës ka arrestuar një 19-vjeçar i cili ka plagosur me thikë gjyshin e tij.

Fatmirësisht, i moshuari është jashtë rrezikut për jetën.

“Pas njoftimit të marrë se në lagjen Nr.5 Kavajë ishte konflikt në familje, ku nipi kishte goditur me thikë gjyshin e tij, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë shkuar në adresën e dhënë. Në momentin që shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi D. G., 19 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Policisë dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij”, lexohet në njoftimin e policisë.