Koronavirusi, India përjeton javën e saj më vdekjeprurëse

india 1100x620

Koronavirusi po vijon të shkaktojë shumë viktima në Indi, vendin e dytë me më shumë banorë në botë.

India ka regjistruar deri tani mbi 50 000 viktima, ndërkohë që për të pestën ditë radhazi janë shënuar mbi 900 viktima ditore. Vetëm në javën e fundit ka pasur 6 555 të vdekur nga Covid-19, shifra më e lartë e regjistruar në këtë shtet.

India ka qenë një nga vendet e para që ndërmori masa të ashpra kufizuese për të ndaluar përhapjen e virusit, por nuk arriti dot të shmangë infektimin e mbi 2,6 milionë personave, duke u bërë vendi i tretë më i prekur nga koronavirusi pas SHBA-së dhe Brazilit.