Marrëveshja për qeverinë në Maqedoninë e Veriut, Rama: Ditë e shënuar për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur me anë të një postimi në rrjetet sociale arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut mes liderit të LSDM, Zaev dhe atij të BDI, Ali Ahmeti.

Kreu i qeverisë e cilësoi një ditë të shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së veriut arritjen e kësaj marrëveshje dhe vlerësoi lidershipin e Ali Ahmetit.

“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve Zoran Zaev marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj.

Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”, shkruan Rama.