Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Nisja e mësimit, Keta: Viti i ri shkollor nuk mund të jetë eksperiment

Nga A2 CNN
18 Gusht 2020, 19:49 | Aktualitet
Nisja e mësimit, Keta: Viti i ri shkollor nuk mund të jetë

Çështja që shqetëson të gjithë tani, që edhe pushimet e cunguara po mbarojnë, është fillimi i vitit të ri shkollor.

Këtë të martë pati një tentativë për ta sjellë në vëmendje këtë temë me daljen në rrjetet sociale të dy ministreve të qeverisë. Ministrja e Arsimit, edhe pse u rrek të ishte e qartë se është gati t’i presë fëmijët në shkolla dhe ministrja e Shëndetësisë e mbështeti duke thënë se rregullat e përditshme për një protokoll të caktuar në shkolla, përgjigjja nëse do shkojnë fëmijët në klasë apo jo nuk erdhi.

Mbi këtë temë kaq të rëndësishme foli në A2 Majlinda Keta, ish-drejtoreshë e arsimit në Tiranë, njëkohësisht pedagoge e shkencave sociale.

Keta u shpreh se viti i ri shkollor nuk mund të jetë sërish një eksperiment. “Kaluam 3 muaj eksperiment, por viti i ri nuk mund të vazhdojë me eksperiment, pasi do të cenohej situata e nxënies te fëmijët dhe do të krijonte pasoja të rëndë si stres. Unë do të isha dakord për të rehabilituar psikologjikisht fëmijët tanë, do të isha shumë dakord për të ekzistuar mundësia për t’u rikthyer në bankat e shkollës, pasi që nga nëntori i kaluar fëmijët kanë kaluar dy katastrofa natyrore me pasoja të rënda në procesin edukativ, duke krijuar probleme të mëdha si stres, ankth dhe pasiguri. Por, përballë dëshirës për t’u rikthyer në bankat e shkollës, ne duhet të analizojmë maksimizimin e efektshmërisë për t’u mbrojtur nga Covidi dhe maksimizimin e efektshmërisë nëse zgjedhjet tona do të jenë të alternuara midis kthimin në bankë dhe kthimit të mësimit online. Unë do të preferoja të shkonim tek e para. Në këtë situatë, unë do t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të jemi shumë rigoroz në zbatimin e masave anti-Covid, kemi apo nuk kemi fëmijë për në shkollë, t’i japim frymë një dëshire të madhe të fëmijëve, me qëllim që kontaminimi i popullatës të lehtësojë rikthimin e fëmijëve në bankat e shkollës”, u shpreh Keta.

Ish-drejtoresha e arsimit në Tiranë u shpreh më tej se jo vetëm shkollat, por edhe kopshtet dhe çerdhet nuk janë gati të presin fëmijët në këtë situatë. “Sot që ne flasim, bashkitë nuk kanë bërë detyrat e tyre për pastrimin dhe sigurimin e një baze materiale”.

Keta theksoi se ne duhet të rikonceptojmë sistemin në favor të dy mundësive, të kthimit në banka dhe online.

“Shteti ende nuk ka menduar për të siguruar një tablet për ata fëmijë që nuk patën mundësi gjatë mësimit online. Ne e kemi të pamundur mësimin online nëse mësuesit nuk do t’i përfshijmë në kualifikime specifike. Nuk mund të eksperimentojmë për të kaluar 3 muajt e fundit të vitit që kaloi, por të besojmë që vitin mund të kalojmë edhe në kushtet online ose të alternimit dyformësh. Ne duhet të rikonceptojmë sistemin në favor të dy mundësive, të kthimit në bankë dhe online. Për këtë të dytën, shteti duhet të japë llogari publike se ku është për 3 muajt e eksperimentit që bëmë të gjithë ne”, u shpreh Keta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë