Njësoj si George Floyd, polici gjerman i vendos këmbën në fyt 15-vjeçarit

Autoritetet në Gjermani kanë nisur hetimet në ngarkim të një oficeri policie, i cili është filmuar nga disa kamera duke vendosur gjurin në qafën e një të mituri ndërsa e arrestonte.

Videoja është regjistruar në qytetin e Dusseldorf të shtunën dhe ajo tregon momentin kur 15-vjeçari është hedhur në tokë nga dy oficerë policie, njëri prej të cilëve i ka vendosur këmbën në fyt.

Kjo ngjarje ka sjellë një reagim shumë të fortë në opinionin publik, i cili e krahason atë me rastin e George Floyd në SHBA, vdekja e të cilit shkaktoi protesta të dhunshme në mbarë vendin.