Protestat në Bjellorusi, Lukashenko: S’ka zgjedhje të reja derisa të më vrisni

lukashenko 1100x620

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, vijon të kundërshtojë zërin e fuqishëm të protestuesve. Madje po përdor dhe deklarata diktatorësh.

“Nuk do të ketë zgjedhje të reja derisa të më vrisni”, është shprehur kreu i shtetit sipas disa pamjeve të publikuara nga mediat lokale.

Këto komente, Lukashenko i bëri ndërsa vizitoi një fabrikë në Minsk, gjatë së cilës u kritikua nga një grup punëtorësh që thërrisnin “largohu!” në unison.

Kjo është një tjetër shenjë që mbështetja për liderin, në pushtet prej 26 vitesh, po bie. Protestat masive dhe grevat kundër Lukashenkos nisën pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat u konsideruan nga vëzhguesit e pavarur dhe opozita si të pandershme dhe jo të lira.

Votimi i 9 gushtit është kritikuar edhe nga një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar.