Tiranë, gjendet një foshnje e pajetë në koshin e plehrave

kutia ku eshte gjetur femija 1100x620

Një ngjarje shokuese është raportuar nga policia e kryeqytetit këtë të martë.

Një foshnje e gjinisë mashkull është gjetur pa shenja jete në koshin e mbeturinave në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër.

Policia ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë si dhe të ndalojë në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, shtetasen H.M.,32 vjeç, banuese në Gjirokastër.