Ushtarët rebelë “arrestojnë” presidentin e Malit

Untitled collage 44 1100x620

Zëdhënës të qeverisë së Malit bëjnë me dije se një grup ushtarësh rebelë kanë arrestuar presidentin e vendit Bubakar Keita duke nisur kështu një grusht shteti.

Gjithashtu mes personave që mbahen nën kontrollin e këtyre ushtarëve është dhe kryeministri Boubou Cisse dhe pse ky i fundit bëri thirrje për një “dialog vëllazëror”.

Grushti i shteti në vendin e Afrikës Perëndimore nisi me një përleshje të armatosur në një bazë ushtarake shumë të rëndësishme pranë kryeqytetit Bamako. Pas kësaj një grup të rinjsh i vunë zjarrin disa ndërtesave qeveritare.

Rebelimi është dënuar nga Unioni Afrikan dhe Franca të cilët kërkojnë rikthimin e dialogut dhe rendit.