Apple, kompania e parë amerikane që vlen 2 trilionë dollarë

SPECIALE INOVACIONI APPLE.duplicate frame 5946 1100x620

Mediat amerikane raportojnë se gjigandi i teknologjisë Apple është tashmë e para kompani në Shtetet e Bashkuara që vlerësohet në bursa me shifrën rekord të 2 trilionë dollarëve.

Kjo rritje e madhe e kompanisë vjen vetëm 2 vite më pas kur ajo u vlerësua si e para në botë që arrin vlerën e 1 trilion dollarëve.

Aksionet e saj arritën çmimin e 467.77 dollarëve në mesditën e së mërkurës duke e çuar vlerësimin total në mbi 2 trilionë dollarë.

Kompania tjetër në botë që vlerësohej në këto shifra ishte ajo e naftës Aramco që mbështetet nga qeveria saudite, por aksionet e saj kanë pësuar rënie dhe tashmë ajo kuotohet në çmimin 1.8 trilionë dollarë.