Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Basketbolli i femrave, Flamurtari akuzon: Na hoqën titullin, duam dëmshpërblim

Nga A2 CNN
19 Gusht 2020, 15:51 | Sporte të tjera

Vendimi i Federatës së Basketbollit për të mos shpallur asnjë kampion në sezonin e ndërprerë prej COVID-19 ka sjellë reagimin e ashpër të Flamurtarit për femra.

Viron Toska, trajneri i ekipit që ka dominuar këtë port në vitet e fundit akuzoi se federata veproi ndryshe krahasuar me vendet e tjera, ndërsa klubet tashmë duhet të dëmshpërblehen për shpenzimet e edicionit që u zerua.

“Të gjithë ekipet ishin dakord që të zhvilloheshin ndeshjet, Federata merr një vendim absurd për ta bërë nul kampionatin. Minimalisht duhet të dëmshpërblehen ekipet, në rast se Federata nuk na jep titullin kampion, do vazhdojmë në rrugë ligjore”, thotë për A2 trajneri vlonjat.  

Viron Toska

Trajneri i basketbollit të femrave në Vlorë akuzoi për komplot, madje me emra konkretë. “Federata është bërë e pabesueshme, na heq titullin në mënyrë arbitrare se i do qejfi Edera Alibegajt se nuk ka fituar asnjë titull me Flamurtarin” , shton Toska polemik.  

Flamurtari ka fituar 14 tituj kampion prej vitit 2000, ndërsa synonte të rikthehej në fron, pas titullit të fituar në vitin 2019 nga Tirana.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani