Kamëz, i moshuari plagos me thikë gruan

tirane policia 1 1100x620

Një i moshuar ka plagosur me thikë gruan e tij në shtëpinë e çiftit në Kamëz.

Policia njoftoi se 73-vjeçari me inicialet N.P. tentoi të largohej kur pa afrimin e efektivëve, por u arrit që të kapej.

Bashkëshortja e plagosur ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.