Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koeman prezantohet te Barça: Kjo është shtëpia ime, Messi më i miri në botë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2020, 20:36 | Futboll
Koeman prezantohet te Barça: Kjo është shtëpia ime, Messi

Pas një jave, më e errëta ndoshta në histori, Barcelona ka hedhur themelet për ringritje. Pasditen e së mërkurës është prezantuar trajneri i ri i skuadrës, holandezi Ronald Koeman.

57-vjeçari e ka cilësuar si shtëpinë e tij klubin katalanas. “Sot është një ditë për të qenë shumë i lumtur dhe krenar. Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë Barça për mua. Kjo është shtëpia ime. Futbolli është diçka që duhet të shijohet”.

Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një koment për Lionel Messin, por edhe për holandezin De Jong. “Messi është lojtari më i mirë në botë dhe ju e dëshironi atë në ekipin tuaj, ai fiton ndeshjet. Ka qenë një vit i parë pozitiv për De Jong. Ai ka luajtur shumë ndeshje”, u shpreh Koeman.

Koeman mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Setien, të cilit i shkoi përgjegjësia më e madhe pas asaj humbje turpëruese 8-2 nga Bayerni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë