“Kryebashkiaku narkoman i Bulqizës”, Gjata: Hetimet u zvarritën për të pushuar çështjen

gjata 1 1100x620

Çlirim Gjata, Sekretar i Çështjeve Ligjore në Partinë Demokratike, është shprehur se është pushuar çështja “kundër kryebashkiakut narkoman të Bulqizës, Lefter Alla”.

“Zvarritja e hetimeve kishte për qëllim pushimin e çështjes dhe daljen në përfundimin se kryebashkiaku i zhytur me kokë në kokainë, nuk po konsumonte kokainë. Video e kryebashkiakut ilegjitim të Edi Ramës që merr kokainë ishte shokuese, kur u bë publike, por për Edi Ramën, ky fakt nuk ekziston. Një përdorues kokaine do të vazhdojë të jetë në krye të Bashkisë, duke mos bërë dallim nga tutori i tij politik në krye të qeverisë. Një kryebashkiak i droguar apo një kryebashkiak me të kaluar kriminale, që trafikon gra dhe vajza, një kryebashkiak përdhunues apo një kryebashkiak trafikant droge është modeli që ofron Edi Rama në qeverisje. Kryebashkiaku i Bulqizës është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës”, tha Gjata.

Ai ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve që nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë. Edi Rama duhet të kishte ushtruar përgjegjësinë ligjore për shkarkimin nga detyra të Lefter Allës dhe jo të zvarriste hetimet e pastaj t’i mbyllte ato, duke bërë njerëzit për të marrë dhe duke u thënë se kryebashkiaku që shikoni në video nuk po konsumon drogë. Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge. Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare”, shtoi Gjata.