Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Marrëveshja, BDI: Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kundër Tiranës dhe Prishtinës

Nga A2 CNN
19 Gusht 2020, 12:30 | Ballkani
Marrëveshja, BDI: Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut,

Sot pritet të prezantohen emrat e ministrave të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut pas krijimit të shumicës parlamentare me marrëveshjen e arritur mes Lidhjes Socialdemokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

Përpara këtij zhvillimi, ujdia për koalicionin bashkëqeverisës do të miratohet nga këshillat e dy partive. Megjithatë, pjesë të marrëveshjes janë bërë publike, teksa sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi, njoftoi për herë të parë se rajoni do të ketë 3 ministra të jashtëm shqiptarë, në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë.

Ndërkohë, BDI ka lëshuar akuza të forta ndaj opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut duke e cilësuar atë si “jodinjitoze dhe antikombëtare”, pasi, sipas kësaj force politike, ajo kundërshtoi drejtuesit e institucioneve në Shqipëri dhe Kosovë.

Për marrëveshjen e bashkëqeverisjes reagoi dhe opozita maqedonase, VMRO-DPMNE, duke theksuar se vendi do të ketë një qeveri të krimit që nuk vlen as 5 lekë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani