Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Marrëveshja LSDM-BDI, Meta dhe Rama vlerësojnë paktin dhe rolin e shqiptarëve

Nga A2 CNN
19 Gusht 2020, 10:08 | Politikë
Marrëveshja LSDM-BDI, Meta dhe Rama vlerësojnë paktin dhe rolin e

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer thirrjeve për respektim të Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore. Teksa merr si shembull zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ku u finalizua marrëveshja e partisë shqiptare BDI me LSDM për formimin e qeverisë, Kreu i Shtetit thotë se duhet mësuar prej tyre për të ecur para.

"Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës. Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera", nënvizon Meta.

Edhe kryeministri Ed Rama e cilësoi marrëveshjen e djeshme si ditë të shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që, sipas tij, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Rama uroi veçanërisht kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, që, sipas tij, me urtësinë e lidershipit në vite, ka bërë shumë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani