Mbi 44 mijë raste të reja me koronavirus në SHBA

koronavirusi ne shba 1100x620

Në SHBA situata vijon të jetë e rëndë nga koronavirusi, pasi vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 44091 persona të rinj të prekur me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1324 persona të vdekur nga koronavirusi.

Deri tani në SHBA kanë vdekur 171 mijë e 821 persona, ndërsa numri i të infektuarve të konfirmuar ka shkuar mbi 5 milionë.