Mbytet varka me emigrantë, raportohen të paktën 45 viktima

4500 1100x620

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët raporton se të paktën 45 emigrantë, 5 prej tyre fëmijë kanë humbur jetën në det pranë Libisë, si pasojë e përmbysjes së varkës me të cilën udhëtonin.

Varka me rreth 80 persona në bord u mbyt pranë brigjeve të Zwara, pasi një nga motorët e saj shpërtheu në flakë.

Të paktën 35 persona kanë shpëtuar nga kjo tragjedi pasi peshkatarët në zonë iu erdhën në ndihmë. Sipas tyre në varkë ndodheshin emigrantë nga Senegali, Mali, Chadi dhe Gana.