Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mësimi online apo në klasa? Javën tjetër vendimi për vitin e ri shkollor në Kosovë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2020, 13:33 | Kosova
Mësimi online apo në klasa? Javën tjetër vendimi për

Kosova ende nuk ka finalizuar protokollin dhe planin për vitin e ri shkollor që nis më 1 shtator. Ministria e Arsimit dhe Shkencës vijon të diskutojë opsionet për zhvillimin e procesit mësimor që kushtëzohet nga pandemia koronavirus.

Aktualisht po shqyrtohet që nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën të kthehen në klasa, ndërsa për klasat nga e gjashta deri në të nëntën, të vendosin komunat. Ministri i Arsimit në Kosovë, Ramë Likaj, njoftoi se javën e ardhshme do të ketë një takim tjetër me drejtoritë komunale të arsimit, gjatë të cilit do të sqarohet gjithçka lidhur me nisjen e vitit të ri shkollor.

 “Unë kisha propozuar që vendimin përfundimtar ta marrë përmes qeverisë së Kosovës, do të thotë me master-plan, me propozime konkrete, të cilat do të dërgohen në qeveri dhe qeveria të marrë këtë vendim, ndërsa ne kemi për obligim ta zbatojmë këtë vendim”, deklaroi Likaj.

Ai shtoi se po punohet për përfshirjen e rreth 1 mijë ndihmës mësuesve, të cilët do të ndihmojnë arsimtarët që mund të kenë probleme shëndetësore. Ndërkohë, më herët, kryeministri, Avdullah Hoti, njoftoi se opsionet e mundshme për organizimin e mësimdhënies do të finalizohen në konsultim me ekspertët e fushës, zyrtarët lokalë të qyteteve të vendit dhe këshillin e prindërve.

Shefi i qeverisë thekson se mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv, ndërsa shtoi se po zhvillohen protokolle përmasat që duhet të ndërmerren për çdo situatë që mund të paraqitet.

Kjo vonesë në përcaktimin e një plani konkret për sezonin e ri arsimor është kritikuar nga opozita që nënvizon se qeveria e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës është e paaftë të drejtojë vendin në këtë situatë pandemie.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli