Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Odise Roshi realizon dy gola në Rusi, njëri spektakolar

Nga A2 CNN
19 Gusht 2020, 18:26 | Futboll

Odise Roshi ka realizuar dy gola për Akhmat Grozny në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit në Rusi ndaj skuadrës së Volgograd.

Fieraku realizoi golin e dytë në këtë takim, në minutën e 53-të. Pas një goditje dënimi, i gjendur brenda zonës, Roshi shmangu bukur një prej mbrojtësve dhe më pas me një veprim akrobatik e dërgoi topin në rrjetë.

Pak minuta më pas, futbollisti shqiptar realizoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij.

Këto ishin dy golat e parë për Roshin në Rusi këtë sezon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë