PSG në finalen e Champions, tifozët përleshen me policinë në Paris

Rrugët e Parisit u kthyen në fushëbetejë mes policisë dhe tifozëve të PSG, të cilët po festonin kualifikimin e ekipit të tyre për në finalen e madhe të Champions League.

Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë tifozët që ishin grumbulluar duke mos respektuar masat antikoronavirus.

Parisi ka marrë masa shtrënguese pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 javët e fundit, por kjo nuk i pengoi mijëra tifozë që të dilnin në rrugë për të festuar finalen e parë në histori të skuadrës së tyre.

PSG fitoi në gjysmëfinale ndaj Leipzig me rezultatin 3-0, me golat që u shënuan nga Marquinhos, Di Maria dhe Bernat.