Shkodra Jazz Festival, me tingujt dhe misionin për të përhapur magjinë e muzikës jazz

Ka nisur më 10 gusht dhe kjo është vetëm një ndalesë e festivalit të jazz-it në Shkodër, një festivali që tanimë është bërë traditë në këtë qytet që prej vitit 2005.

Pandemia nuk e ka infektuar këtë event të përvitshëm të muzikës jazz, pasi ky edicion bën bashkë artistë nga Ballkani, instrumentistë italianë dhe padiskutim disa emra të njohur të kësaj muzike në Shqipëri, edhe këtë vit të vështirë për kulturën.

Grupet dhe artistët që marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm të Shkodra Jazz Festival kanë dhënë edhe leksione për të rinjtë muzikantë.

Këtë vit, ndryshe nga edicionet e shkuara, Shkodra Jazz Festival u zgjerua edhe në Tiranë, në Amfiteatrin e Liqenit Artificial, në pedonale pranë qendrës “Toptani”, e pritet që ta mbyllë këtë rrugëtim sërish në kryeqytet më 31 gusht, te instalacioni Reja.