Tirana triumfon në Gjeorgji ndaj Dinamos, do të përballet me Crvena Zvezda-n

Tirana ka arritur të kalojë raundin e parë kualifikues në Champions League, duke triumfuar 0-2 ndaj Dinamo Tbilisi-t në Gjeorgji.

Bardheblutë e drejtuar nga Egbo treguan nivel në këtë ndeshje edhe pse me shumë ndryshime në formacion, krahasuar me atë që dolën kampion në Shqipëri. Mungesa e madhe ishte ajo e Ngoo, që u zëvendësua nga Muçi.

Goli i parë për bardheblutë u shënua nga Torassa në minutën e katërt të shtesës së pjesës së parë, ndërsa Ismajlgeci e vulosi rezultatin në 0-2 në minutën e 86.

Tashmë, kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me skuadrën serbe të Crvena Zvezda-s, takim që do të zhvillohet në Tiranë.