Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vaksina anti-COVID, Basha: Shqipëria e vetmja në rajon pa strategji e fonde

Nga A2 CNN
19 Gusht 2020, 15:07 | Politikë
Vaksina anti-COVID, Basha: Shqipëria e vetmja në rajon pa strategji e

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se nuk ka asnjë strategji për sigurimin e vaksinës kundër Covid 19.

Sipas kryedemokratit, Shqipëria nuk krahasohet as me vendet e rajonit, që tashmë i kanë përcaktuar fondet për vaksinën.

 “BE, SHBA, por edhe vendet fqinje me Shqipërinë kanë paraporositur, rezervuar apo kanë ndarë fonde të veçanta për blerjen e saj, duke qenë se kërkesa për vaksinën anti-covid është globale dhe kapacitetet prodhuese nuk mundësojnë dot një shpërndarje të njëtrajtshme të saj. Kjo është e vetmja qeveri që nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e vaksinës”, shkruan Basha.

Kryeopozitari i kërkoi qeverisë të mos neglizhojë, por të bëjë transparencë dhe të informojë qytetarët.   “Qytetarët të informohen me përgjegjësi dhe transparencë: sa vaksina kundër gripit sezonal ka siguruar qeveria, sa do të jetë fondi në dispozicion për vaksinën anti-covid dhe çfarë protokollesh do të ndiqen për bërjen e kësaj vaksine me qëllim që t’u sigurohet mundësia të gjithë shqiptarëve sipas radhës së përcaktuar nga niveli i rrezikut të ekspozimit”.

Kreu i PD përsëriti thirrjen drejtuar shqiptarëve për të ruajtur distancimin social dhe mbajtjen e maskave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë