Vetting-u në polici/ Kalon drejtori i Rendit Publik, 4 muaj pjesë e Sigurimit të Shtetit

Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

I vetmi moment i cili doli në dritë ishte ai kur trupa e komisionit i zbuloi Gjovalin Lokës të kaluarën e tij që kishte qenë operativ i Sigurimit të Shtetit për 4 muaj, ndërsa në përgjigjet e formularit nuk kishte deklaruar këtë fakt.

Pas mbarimit të shkollës së sigurimit, Loka ishte caktuar në këtë detyrë në Bicaj të Kukësit, në vitin 1991, por që, sipas komisionit, në atë kohë kishte hyrë pluralizmi, ndërsa vetë Loka nuk ka pasur asnjë funksion veçse atij administrativ.

Në total, deri më tani, vetting-un e kanë kaluar 15 drejtues të lartë të Policisë së shtetit, ndonëse në shumë raste ka pasur probleme në kriteret e pasurisë. Mes konfirmimeve numërohet vetëm një përjashtim dhe dy dorëheqje. Ajo që vihet re është se kur Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit gjen parregullsi në radhët e krerëve të policisë ndodh që edhe të kalosh klasën, ndryshe kur vetting-u bëhej në radhët e drejtësisë.