13 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi në Kosovë

koronavirusi ne kosove 1100x620

Është rritur ndjeshëm numri i humbjeve të jetëve nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 13 persona, ndërsa një ditë më parë humbën jetën 9 persona.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 471 teste nga të cilat kanë rezultuar 158 raste pozitive.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar pozitivë 12006 persona, nga të cilët kanë ndërruar jetë 438.