Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

38-vjeçarja vdes pasi nuk merr mjekimin e duhur, procedohen dy mjekë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 18:56 | Kronikë

Policia e Shijakut ka nisur procedim penal për dy mjekë të qendrës shëndetësore të qytetit të cilët akuzohen se nuk i dhanë mjekimin e duhur një 38-vjeçareje, e cila më pas ndërroi jetë në spital.

Kështu në bazë të provave të mbledhura nisi procedimi penal për M.S., 49 vjeç, mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, me detyrë mjeke familje në të njëjtën qendër.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën  Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar  në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli