Frika nga koronavirusi, Kukësi anulon miqësoren

kukesi ne stervitje 1100x620

Pas eliminimit të Dritës nga Champions-i dhe shtyrjes së ndeshjes së Prishtinës në Europa League, për shkak të rasteve të shumta me lojtarë pozitiv, ka bërë që Kukësi të marrë masa ekstreme.

Për të evituar përhapjen e koronavirus dhe përballë rrezikut të një eliminimi në tavolinë, nënkampionët e Shqipërisë vendosën të anulojnë miqësoren me Kastriotin.

Klubi njoftoi se po merr masat përpara ndeshjes së Europa League, duke shmangur çdo lloj risku ndaj Covid-19.

Kukësi rikthehet nga faza përgatitore në Tropojë dhe do të grumbullohet në Elbasan, në masa të rrepta higjieno-sanitare.