FSHF cakton datën se kur nis sezoni i ri futbollistik

tirana kampion 1100x620

Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë votuar ditën e enjte vendimin sipas të cilit sezoni 2020-2021 futbollistik do të fillojë në datë 31 gusht me finalen e Superkupës së Shqipërisë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të përfundojë në datë 29 maj 2021 me finalen e Kupës së Shqipërisë që zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Anëtarët e KE-së u njohën më parë me propozimet e paraqitura nga Komisioni i Garave dhe më pas votuan që Kategoria Superiore të fillojë më 12 shtator dhe të përfundojë më 22 maj 2021

Datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:

  • Kampionati i Kategorisë Superiore fillon më datë 12 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.
  • Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më datë 19 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.
  • Kampionati i Kategorisë së Dytë fillon më datë 4 Tetor 2021 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.
  • Kupa e Shqipërisë fillon më datë 7 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 29 Maj 2021.
  • Kampionati i Kategorisë Superiore për femra fillon më datë 26 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.
  • Kampionati i Kategorisë Superiore U-21 fillon më datë 4 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.
  • Kampionatet e Kategorisë Superiore U-17/U-19 fillojnë më datë 20 Shtator 2020 dhe përfundojnë më datë 22 Maj 2021.
  • Kampionatet e Kategorisë së Parë U-17/U-19 fillojnë më date 4 Tetor 2020 dhe përfundojnë më datë 16 Maj 2021.
  • Kampionati i Kategorisë Superiore U-15 fillon më datë 27 Shtator 2019 dhe përfundon më date 30 Maj 2021.
  • Kampionati i Kategorisë Superiore U-13 fillon më datë 27 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 30 Maj 2021.