Gjilani me futbollist pozitiv, ndeshja në Europë shtyhet për nesër

Gjilani 1100x620

Ekipi i Gjilanit ka deklaruar se nga analizat e kryera, një prej futbollistëve të tij ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Analizat janë kryer nga Instituti i Shëndetësisë së San Marinos, ku kosovarët pritej të ndesheshin sot me ekipin vendas të Tre Penne.  

UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të saj do të ritestohen të gjithë futbollistët dhe stafi, përveç rastit i cili ka dalë pozitiv në testimin e djeshëm. Ndërkohë, ora ende nuk është e përcaktuar.