Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Konventa demokrate, Obama sulmon Trumpin

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 10:30 | Bota
Konventa demokrate, Obama sulmon Trumpin

Tani që demokratët e shpallën kandidatin e tyre për zgjedhje, partia është e fokusuar në bindjen e amerikanëve se Joe Biden është zgjedhja e duhur këtë nëntor.

E kush më mirë se Barack Obama, njeriu që udhëhoqi krah Biden për 8 vjet, mund ta përcillte këtë mesazh: “Për 8 vite, Joe ishte njeriu i fundit në dhomë kur merrja një vendim të madh. Ai më bëri një president më të mirë”. 

Ish-presidenti, i cili i ka shmangur sulmet ndaj pasardhësit të tij, nuk i kurseu kritikat ndaj Donald Trump në natën e tretë të konventës demokrate: “Donald Trump nuk e bëri dot punën e tij, pasi nuk mundet. Pasojat e dështimit janë fatale”.

Kundër njeriut që preu në mes ambiciet e saj për presidencën, foli edhe Hillary Clinton: “Do të kisha dashur që Donald Trump të ishte një president më i mirë. Amerika ka shumë nevojë për një president tani”.

Momenti kryesor i mbrëmjes ishte kur senatorja Kamala Harris pranoi emërimin e partisë si kandidate për zëvendëspresidente. Në një fjalim gjatë konventës, gruaja e parë me ngjyrë që garon për postin, akuzoi Trumpin për mungesë të lidershipit: “Sipas vizionit të Joe Biden, vendi ynë është një komunitet ku të gjithë janë të mirëpritur, pavarësisht se si duken apo nga vijnë. Sot, vendi është i përçarë. Mungesa e lidershipit të Trumpit ka pasur kosto të larta njerëzore”. 

Finalja e madhe e konventës 4-ditore do të jetë sot në mbrëmje, kur kandidati për presidencën, Joe Biden, do të mbajë një fjalim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu