Koronavirusi në Shqipëri, 4 të vdekur në 24 orët e fundit, 7 persona në intubim

vlcsnap 2020 08 20 16h36m59s548 1100x620

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 847 teste në total nga të cilët 155 kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa janë shëruar 58 të tjerë.

Aktualisht, në spital ndodhen 121 persona, nga të cilët 19 ndodhen në terapi intensive, ndërsa 7 ndodhen në intubim.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 847 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kuçovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3986, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 pacintë, një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes. Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.

Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me COVID-19.

COVID-19 – Statistika (20 Gusht 2020)

Testime totale            53571

Raste pozitive              7967

Raste të shëruara       3986

Raste Aktive                3743

Humbje jete               238

(Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1959

Durrës                  486

Shkodër               298

Fier                         177

Lezhë                    152

Korçë                    146

Vlorë                     146

Kukës                    117

Elbasan                117

Berat                     62

Gjirokastër         43

Dibër                     40