Messi ndërpret pushimet për t’u takuar me trajnerin e ri

messi ok 1100x620

Edhe pse kishte vetëm pak ditë që kishte nisur pushimet, zyrtarizimi i Ronald Koeman në krye të stolit të Barcelonës ka detyruar Lionel Messi-n të rikthehet menjëherë në ambientet e klubit, ku pritet të takohet në mbrëmje me trajnerin e ri.

Holandezi u zyrtarizua një ditë më parë dhe në fjalët që tha në konferencën për shtyp u shpreh se biseda me Messin do të ishte një nga gjërat e para që do të bënte në klub, ndërsa e vlerësoi atë edhe si futbollistin më të mirë në botë.

Megjithatë, sipas mediave sportive spanjolle, ky takim pritet të jetë mjaft i rëndësishëm për yllin argjentinas, ku do të vendoset edhe e ardhmja e tij.

Pas humbjes turpëruese 8-2 nga Bayerni është shkruar shumë se Messi mund të largohet nga Barça, megjithatë ardhja e Koeman mund të ndryshojë qëndrimin e 33-vjeçarit.