Navalny mund të kurohet në Berlin, Merkel gati t’i ofrojë azil

191526798 c7d3a42a 8c14 4aab b9dc b20ef4c519e4 600x338

Helmimi dhe rënia në koma e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny ka shqetësuar të gjithë liderët botëror, të cilët kanë ofruar ndihmën e menjëhershme për ta ndihmuar atë.

Kancelarja Merkel dhe presidenti francez, Macron janë ndër të parët që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me materiale shëndetësore, mbrojtje dhe azil familjen e Navalnyt, madje Gjermania mund të dërgojë dhe një avion-ambulancë për ta marrë atë nga spitali në Siberi.

Alexei Navalny ra në koma mëngjesin e së enjtes ndërsa udhëtonte nga Tomsk drejt Moskës. Avioni ku udhëtonte ai u detyrua të bënte një ulje emergjente për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Zëdhënësja e tij deklaron se lideri i opozitës ruse është helmuar duke hedhur dyshimet te një gotë çaj që ai kishte konsumuar përpara se të hipte në avion.