Nisma “Thurje”, tjetër kallëzim në Prokurorinë e Posaçme

Nisma “Thurje” kallëzoi penalisht në SPAK kreun e Transportit Rrugor, Blendi Gonxhen, pasi pretendon se ka përfituar para nga buxheti i shtetit në kundërshtim me ligjin.

Sipas përfaqësuesve të kësaj nisme, Gonxhja ka konflikt interesi me pozicionin e tij publik, pasi në të njëjtën kohë zotëron një kompani private transporti e cila ka arkëtuar nga buxheti i shtetit rreth 20 milionë lekë.

Por, nga ana e tij, kreu i Transportit Rrugor ka hedhur poshtë pretendimet të cilat, sipas tij, janë lajme të rreme. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Gonxhja pretendon se nuk ka përfituar nga buxheti i shtetit, ndërsa nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.