Portugali, ndërron jetë nga koronavirusi një bebe 4-muajshe

bebe 1100x620

Një bebe 4-muajshe ka ndërruar jetë nga koronavirusi ditën e mërkurë, në Portugali.

Ministrja portugeze e Shëndetësisë, Marta Temido, shpjegoi në një konferencë për shtyp se vogëlushja vuante nga problemet e zemrës dhe vdiq pasi rezultoi e infektuar me koronavirus nga një familjar.

Vajza 4-muajshe është viktima e parë nën 10 vjeç në Portugali nga koronavirusi. Në këtë shtet janë regjistruar deri më sot mbi 54 000 të infektuar me koronavirus dhe 1786 viktima, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.