Sakrificë dhe pandemi, nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit

Ka nisur sot pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashianë në malin e shenjtë të Tomorrit. Për 5 ditë me radhë ndjekësit e kësaj feje do të mblidhen pranë Tyrbes së Abaz Aliut për të marrë pjesë në ritet tradicionale të kësaj feste të shenjtë.

Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit, i cili karakterizohet me kurbanet e kafshëve, kësaj radhe do të jetë ndryshe për besimtarët për shkak të masave të forta të sigurisë që janë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në fotogalerinë e mësipërme mund të ndiqni disa nga fragmentet e ceremonive dhe ritualeve në këtë ngjarje të shënuar për bektashianët.