SHBA mbështet propozimin e Ramës për të ndërmjetësuar dialogun në Bjellorusi

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200128095812 mike pompeo file 1100x620

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shpërndarë në rrjetet sociale një deklaratë të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, i cili mbështet propozimin e kryeministrit Edi Rama në pozicionin e kryetarit të OSBE për të ndërmjetësuar dialogun mes qeverisë dhe opozitës në Bjellorusi.

Pompeo gjithashtu i kërkon qeverisë bjelloruse që të pranojë këtë ofertë të kryesisë së OSBE.

“Ne i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së për të lehtësuar dialogun dhe të angazhojë të gjithë palët e interesuara.

Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të parë në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale të Bjellorusisë, abuzimet e të drejtave të njeriut rreth zgjedhjeve dhe goditjet që kanë pasuar”, deklaron Mike Pompeo.