Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shtimi i rasteve me Covid-19, Macron: Nuk mund ta izolojmë sërish të gjithë Francën

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 14:06 | Bota
Shtimi i rasteve me Covid-19, Macron: Nuk mund ta izolojmë sërish

Presidenti francez Emmanuel Macron përjashton mundësinë e rimbylljes së vendit përballë shtimit të rasteve ditore me Covid-19. Kreu i Elizesë shton se rreziku zero nuk ekziston kurrë në një shoqëri.

“Nuk mund të ndalojmë vendin, pasi dëmet kolaterale do të ishin të konsiderueshme”, shprehet Macron për mediat franceze.

Presidenti shton se “frika dhe ankthi janë legjitime lidhur me virusin”, teksa bën thirrje që populli të mos i besojë doktrinës së riskut zero.

Ai bëri të ditur dhe strategjinë e qeverisë për të luftuar pandeminë koronavirus: “Politika jonë shëndetësore konsiston në testime, gjurmime, izolime, riorganizim të spitaleve, parandalim të infeksionit dhe përdorim të maskës kur është e nevojshme”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë