Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Studimi amerikan: Gripi sezonal dhe Covid-19 mund të përhapen edhe përmes pluhurit

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 14:16 | Bota
Studimi amerikan: Gripi sezonal dhe Covid-19 mund të përhapen edhe

Sezoni i gripit dhe Covid-19 janë gati të përplasen. Të dyja janë sëmundje që lidhen me rrugët e frymëmarrjes, por që shkaktohen nga viruse të ndryshme.

Tashmë dihet se këto viruse mund të përhapen përmes ajrit apo edhe prekjes së sipërfaqeve të infektuara. Por, një studim i ri ka zbuluar se gripi dhe viruse të tjera potenciale, si edhe koronavirusi, mund të përhapen edhe nga grimcat më të vogla të pluhurit që qarkullon në ajër.

Kërkimi i publikuar në “Nature Communications” ka zbuluar gjithashtu se disa kafshë mund të infektojnë njëra-tjetrën edhe përmes gëzofit të tyre. Prej tyre, më pas, virusi mund të përhapet lehtësisht edhe në ajrin që thithet nga njerëzit. Ky është një shqetësim në rritje për ekspertët e shëndetësisë, të cilët do të duhet të përgatiten edhe për gripin sezonal në kushte pandemie.  

“Kemi shumë sfida, që nisin nga kapacitetet e testimit. Për këtë arsye, do të na duhet më shumë kohë për të kuptuar nëse një pacient ka grip të thjeshtë, ka Covid apo ndonjë virus tjetër, që do të thotë se pacienti do të duhet të izolohet për një kohë më të gjatë. Ndaj, do të jetë më e vështirë që shkollat apo vendet e punës të qëndrojnë të hapura”, thotë mjeku Vivek Murthysh.

Për ekspertët e shëndetësisë, kryerja e vaksinës së gripit këtë vit do të jetë shumë e rëndësishme për çdo moshë, kryesisht për fëmijët dhe të moshuarit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë