Takimi në SHBA, Haradinaj: Të shkohet për marrëveshje finale me Serbinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se në takimin e 2 shtatorit në Uashington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se duhet të shfrytëzohet vëmendja që po ia jep SHBA-ja zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj flet edhe për pretendimet e tij për t’u bërë president i vendit si dhe mundësinë e zgjerimit të koalicionit aktual qeverisës.

Sipas tij, me ardhjen e PDK-së në qeverisje, ndërpritet varësia nga Lista Serbe.