Tirana, 380 mijë euro për kualifikimin, turi tjetër vlen 480 mijë euro

f2 1100x620

Tirana realizoi një mrekulli të vogël mbrëmjen e kaluar, duke u kualifikuar në turin e dytë të Champions League, pasi mundi 0-2 skuadrën e Dinamo Tbilisit.

Kampionët e Shqipërisë, tashmë do të përballen në Arenën Kombëtare me serbët e CrvenaZvezda-s, më datë 25 gusht. Me kualifikimin, Tirana përfitoi plot 380 mijë euro bonus nga UEFA, 100 mijë prej të cilave do t’i ndahen skuadrës në formë shpërblimi.

Nëse arrin të kalojë edhe kundërshtarët nga Beogradi, kalimi në turin e tretë do të vlente 480 mijë euro të tjera. Por, edhe në rast eliminimi, bardheblutë do të mbeten në arenën ndërkombëtare, duke luajtur në turin e tretë të Europa League, nga ku do të përfitonte 260 mijë euro.

Tirana mbush arkën dhe lë mënjanë festën, duke nisur menjëherë punën për duelin e zjarrtë me Crvena Zvezda-n.