Turistët “infektojnë” Kroacinë me COVID, fqinjët marrin masa

KROACIA RASTET frame 0 1100x620

Kroacia ka qenë një prej vendeve më të vizituara të këtij sezoni veror, por bumi turistik nuk erdhi pa kosto. Vendi raportoi 219 infektime të reja në 24 orët e fundit, shifra më e lartë kjo që prej konfirmimit të rastit të parë në 25 shkurt. 

Shumica e infektimeve  sipas autoriteteve kanë ndodhur në atraksionet turistike. Kroacia hapi kufijtë në muajin korrik dhe më shumë se 2 milionë turistë hynë në shtetin e Europës juglindore gjatë muajit të kaluar, 54 për qind më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shumë prej vendeve fqinje e kanë listuar Kroacinë si vend me rrezik të lartë. Ministria sllovene e shëndetësisë tha se dhjetëra raste të  konfirmuara gjatë javës së fundit ishin importuar nga Kroacia dhe të enjten riktheu kufizimet ndaj personave të ardhur nga ky vend. Italia dhe Austria njoftuan më herët se do t’u kërkonin testin e Covid-19, të gjithë atyre që vijnë nga Kroacia.