Vendimi i UEFA-s, Superkupa e Europës do të luhet me tifozë

Liverpool 1100x620

UEFA ka përcaktuar ndeshjen e parë që do të shënojë rikthimin e tifozëve në stadium, në arenën ndërkombëtare.

Pas video-konferencës me sekretarët e 55 federatave anëtare, u vendos që spektatorët të jenë të pranishëm në stadium, edhe pse në numër të kufizuar, prej finales së Superkupës, që do të luhet më 24 shtator në Budapest.

Vendimi pritet të ratifikohet në ditët në vijim nga Komiteti Ekzekutiv.