Bëhet zyrtare, Armando Broja huazohet tek ish-skuadra e Rashicës

brojaaa 600x338

Armando Broja është zyrtarisht lojtar i Vitesse në elitën e futbollit holandez. 18-vjeçar iu bashkua verdhezinjve në formë huazimi për një sezon nga Chelsea.

Sulmuesi shtatlartë vendosi që për herë të parë prej vitit 2009, të largohej për një edicion nga Anglia, për të luajtur me një skuadër, e cila i ofron më tepër hapësira.

Gjatë sezonit të kaluar, Broja arriti të debutonte në Premier League me ekipin e parë të Çhelsea-t dhe u shpall kampion i Anglisë për 23-vjeçarë me “Blutë e Londrës”.

Vitesse është një skuadër e cila vazhdimisht ka huazuar futbollistë të rinj nga skuadra londineze, ndërsa më parë me ata ka luajtur edhe Milot Rashica.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 5 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 125 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 43 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 175 persona në spital, 15 në terapi intensive, 5 në intubim