Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Biden: Trump e ka zhytur Amerikën në errësirë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2020, 08:32 | Bota
Biden: Trump e ka zhytur Amerikën në errësirë

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Donald Trump e ka zhytur në errësirë Amerikën, duke sjellë “shumë zemërim, shumë frikë dhe shumë përçarje”.

Në fjalimin e pranimit zyrtarisht të kandidaturës, 77-vjeçari u shpreh: “Ju jap fjalën se nëse më besoni mua, unë do të mbështetem te gjërat pozitive tonat, jo tek ato negative. Do të jem aleat i dritës, jo i errësirës. Ka ardhur koha që të bashkohemi dhe të bashkuar ne do të kapërcejmë këtë periudhë errësire në të cilën ndodhemi”.

Biden shtoi më tej se zgjedhjet do të përcaktojnë se si do të jetë Amerika në 4 vitet e ardhshme.

“Janë zgjedhje jetike. Tani e dimë që ky president që kemi, nëse i japim edhe 4 vite të tjera, do të bëjë atë që ka bërë gjatë 4 viteve që kaluan. Një president që nuk merr përgjegjësi, refuzon që të udhëheqë, fajëson të tjerët, afrohet me diktatorët dhe ndez zjarrin e urrejtjes dhe përçarjes”, theksoi Biden.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani