Dialogu Kosovë-Serbi, shtyhet takimi në Uashington

hoti vucic 1100x620

Takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, që ishte parashikuar që të mbahej të mërkurën, më 2 shtator, nuk do të zhvillohet.

Sipas mediave kosovare, takimi është shtyrë për një datë tjetër. Kjo është hera e dytë që takimi i planifikuar do të shtyhet për një datë tjetër.

Në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë në Uashington, mirëpo ky takim nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjen e tij në këtë takim.