Duka nga Lisbona: Me Reja-n synojmë pjesëmarrjen në Euro 2024

SINK ARMAND DUKA FINANCAT E KLUBEVE frame 0 1100x620

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit do të jetë një nga të paktët të pranishëm në “Estádio da Luz” të Lisbonës ku të dielën do të zhvillohet ndeshja e madhe e Champions League mes Bayern dhe PSG.

Nga Lisbona, Duka ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ndër të tjera ka folur edhe për objektivat e Kombëtares, duke u shprehur se me Reja-n në stol, Shqipëria do të synojë kualifikimin për në Europianin e vitit 2024.

“Mëkat që ishte kjo periudha e virusit, e pandemisë Covid-19, na e ka vështirësuar aktivitetin tonë, por kemi të njëjtin objektiv me Rejan, që të kualifikohemi në Euro 2024. Shpresojmë që ta arrijmë me një italian tjetër në stol”, është shprehur Duka.

Më tej, kreu i FSHF foli edhe për shqiptarët që janë pjesë e futbollit italian, aty ku veçoi Iglin Taren, si një pikë referimi.

“Tare është kthyer në pikë referimi, i cili me buxhet minimal ka arritur suksese me ekipin e Lacios në vitet e fundit. Sigurisht që ka ndihmuar futbollistët shqiptar të afrohen tek Lazio apo dhe në skuadrat e tjera italiane. Kemi shumë talente të rinj që luajnë në Itali siç është rasti i Kumbullës, por kemi edhe të tjerë që janë të perspektivës. Kështu që shpresoj të kemi më shumë futbollistë në Seria A”, u shpreh Duka.