Dyshimet për helmim, Rusia lejon dërgimin e Navalny për mjekim në Gjermani

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 180123115306 alexey navalny january 2018 1100x620

Rusia jep miratimin për dërgimin e opozitarit, Alexey Navalny, për trajtim në Gjermani pas ngurrimit të mëparshëm. 44-vjeçari ra në koma te enjten pasi u transportua i sëmurë në një avion.

Doktorët në qytetin Omsk të Siberisë thanë më herët se lideri opozitar ishte shumë i sëmurë për t’u lëvizur për në Gjermani. Mbështetësit dyshojnë se Navalny është helmuar dhe akuzojnë autoritetet ruse se po përpiqen që të mbulojnë një krim.

Një avion mjekësor është në pritje për ta dërguar atë për trajtim në Gjermani. Berlini synon fillimisht që ta shërojë atë e më pas të hetojë nëse bëhet fjalë për një helmim të qëllimshëm. Rasti mund të kthehet në një grindje diplomatike mes Gjermanisë dhe Rusisë.