Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Edhe Holyfield drejt rikthimit në ring, poston video nga stërvitja intensive

Nga A2 CNN
21 Gusht 2020, 18:23 | Sporte të tjera

Po ashtu si ish-rivali i tij Mike Tyson, edhe Evander Holyfield do të ngjitet sërish në ring edhe pse në moshën 57-vjeçari.

Kampioni i peshave të rënda ka postuar video nga stërvitja e tij intensive në palstër. Edhe pse në një moshë të tillë, Holyfield ka treguar se nuk i ka humbur reflekset, madje gëzon edhe një fizik të shkëlqyer.

57-vjeçari, i cili ndeshjen e fundit e ka zhvilluar 9 vite më parë ndaj Brian Nielsen, pritet të rikthehet në ring në një ndeshje të ardhurat e së cilës do të shkojnë për bamirësi.

Pak kohë më parë, ishte Mike Tyson, 54 vjeç, i cili pranoi të ndeshet me Roy Jones Jr, 51 vjeç gjatë verës, por tashmë ende nuk ka një datë të saktë për këtë duel.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani